Adnan Azizi: “Saraji po dëshmon se është gati për ndryshimin e madh”

nga Redaksia

Saraj, 6 gusht – Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale, sot në Saraj u mbajt një takim i rëndësishëm mes Kryesisë së Shtabit Qendror të koalicionit VLEN dhe aktivistëve të shtabit lokal. Takimi u karakterizua nga atmosferë pozitive, entuziazëm dhe besim i madh në fitoren e ardhshme.

Në këtë aktivitet morën pjesë:

Shefi i Shtabit Qendror të VLEN-it, Adnan Azizi

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi

Kandidati për Qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiu

Gjatë takimit, u theksua përkushtimi i plotë i aktivistëve lokalë për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Saraj dhe për të siguruar fitore në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Saraji po dëshmon se është gati për ndryshimin e madh,” u tha në mesazhin e takimit, duke reflektuar frymën e organizimit dhe angazhimit maksimal të strukturave të VLEN-it.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More