Afrim Gashi merr pjesë në pritjen për 102 vjetorin e Republikës së Turqisë

nga D. V.

Shkup, 30 tetor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka marrë pjesë në pritjen solemne me rastiun e 102 vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë.
“Me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Turqisë, Sh.T. Fatih Ulusoy, kisha nderin të marr pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e 102-vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë.
Në këtë rast, përcolla urimet më të sinqerta për shtetin mik të Turqisë dhe theksova rëndësinë e marrëdhënieve diplomatike e miqësore, si dhe bashkëpunimit të ndërsjellë midis dy vendeve tona”, ka shkruar Gashi. /Alfax.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More