Afrim Gashi takim me ambasadorin e Arabisë Saudite: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe angazhim për bashkëpunim të thelluar parlamentar

nga D. V.

Shkup, 10 nëntor – Kryeparlamentari, Afrim Gashi, ka zhvilluar takim me ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Sh.T. Faisal Ghazi Ismail Hifzi.

Gjatë takimit, siç ka njoftuar Gashi, u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, ndërsa u diskutua për forcimin e bashkëpunimit parlamentar nëpërmjet grupeve të miqësisë.

Kryeparlamentari theksoi vendosmërinë për të intensifikuar dialogun dhe për të ndërtuar ura të reja partneriteti në fusha me interes të ndërsjellë, duke vlerësuar lart rolin konstruktiv të Arabisë Saudite në zhvillimet ndërkombëtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More