Afrim Gashi takohet me Denion Meidanin: Zhvilluam një takim të frytshëm

nga D. V.

Shkup, 17 shtator – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi një takim të frytshëm me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Denion Meidani.

“Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Gashi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar si një element kyç në rritjen e mirëkuptimit dhe afrimin e institucioneve mes Shkupit dhe TiranësKisha kënaqësinë të zhvilloja një takim të frytshëm me Ambasadorin e Shqipërisë, z.Denion Meidani, ku diskutuam mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Gjatë këtij takimi, e ftova zyrtarisht Kryetarin e sapoemëruar të Kuvendit të Shqipërisë, z. Niko Peleshi, për të realizuar një vizitë zyrtare, me qëllim të thellimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërparlamentar”, ka thënë Gashi pas takimit me Ambasadorin Meidani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More