Rezultatet nga matjet e cilësisë së ajrit në Trubarevë

nga D. V.

Shkup, 17 shtator – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përmes të dhënave të marra nga stacionet matëse automatike të Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, e informon opinionin publik për gjendjen e cilësisë së ajrit ambiental në vendbanimin Trubarevë.
Sipas matjeve të bëra për grimcat e pezulluara deri në 10 mikrometra (PM₁₀):
koncentrimi mesatar ditor gjatë ditës së djeshme ka qenë 19.7 µg/m³,
vlera maksimale e matur ka arritur 39 µg/m³,
koncentrimi aktual është 7.5 µg/m³.
Rezultatet e deritanishme nga matjet tregojnë se të gjitha vlerat mesatare të koncentrimit masor të PM₁₀ lëvizin brenda kufijve ligjorë të lejuar dhe deri tani nuk është regjistruar tejkalim i pragjeve të përcaktuara.
Ministria mbetet e përkushtuar për të informuar në mënyrë transparente opinionin dhe për të ndjekur rregullisht gjendjen e cilësisë së ajrit, me qëllim mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More