Afrim Gashi vazhdon takimet me strukturën dhe aktivistët e partisë

nga Xh M

Shkup, 17 maj – Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka vazhduar takimet me aktivistë pas zgjedhjeve të 8 majit.

“Takova aktivistë dhe anëtarë të Alternativës, Forumin e Gruas, Forumin Rinor, shefat e shtabeve e kryetarët e degëve për të festuar rezultatin e madh të 8 majit.

I falënderova nga zemra për angazhimin e tyre në fushatë dhe para saj, vazhdimisht, duke bërë të mundur që zëri për ndryshim të arrijë në çdo shtëpi shqiptari. Ju faleminderit!

Biseduam për sfidat që na presin në mandatin qeverisës dhe prioritetet tona në këtë qeveri.

Ndryshimi u bë! Tani të punojmë ashtu siç na ka hije”, ka shkruar Gashi në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More