Aggeler iu bashkëngjit ekipit të RMV-së, që po qëndron për vizitë në Vermont të SHBA-së

nga Redaksia

Shkup, 11 gusht – Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Angela Aggeler iu bashkua shefit të Shtabit të Armatës së RMV-së, Sashko Lafçiski, dhe zyrtarëve të tjerë nga Ministria e Mbrojtjes së RMV-së, në vizitën në Vermont, që u organizua nga Garda Kombëtare e Vermontit.

“Në shenjë të më shumë se tre dekadave të Programit të Partneritetit Shtetëror Vermont–Maqedoni e Veriut, kjo vizitë theksoi forcën e qëndrueshme të bashkëpunimit tonë ushtarak. Nga trajnime të përbashkëta dhe iniciativa të mbrojtjes, deri te koordinimi i përgjigjes ndaj fatkeqësive, partneriteti ynë vazhdon të zhvillohet dhe të forcohet. Delegacioni u takua me përfaqësues ushtarakë dhe shtetërorë, si dhe me zyrtarë të menaxhimit të emergjencave, duke eksploruar mënyra inovative për thellimin e bashkëpunimit — përfshirë edhe programin “Sister Lakes” që lidh Liqenin e Ohrit me Liqenin Champlain. Së bashku, po i bëjmë komunitetet tona më të forta”, thuhet në kumtesën e Ambasadës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More