Izet Mexhiti: “Rinia e Çairit po bëhet forca e ndryshimit”

nga Redaksia

Shkup, 11 gusht – Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, kandidati për kryetar komune në Çair, Izet Mexhiti, ka përcjellë një mesazh për të rinjtë e komunës.

“Me rininë, po i thyejmë dyert që dikur ishin të mbyllura nga pushteti i kaluar dhe po hapim një rrugë të re për të ardhmen e tyre. Me energji, ide dhe guxim, rinia jonë po bëhet zëri dhe forca e ndryshimit, duke krijuar shpresë për një vend më të mirë dhe mundësi që deri tani mungonin,” ka deklaruar Mexhiti, transmeton Zhurnal.mk.

Ai shtoi se angazhimi dhe kreativiteti i të rinjve është çelësi për zhvillimin e Çairit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Mexhiti uroi të gjithë të rinjtë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, duke i cilësuar si shtylla kryesore të së ardhmes së komunës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More