Aggeler uron Siljanovskën pasi do të bëhet presidentja e parë grua në Maqedoninë e Veriut

nga Redaksia

Shkup, 9 maj – Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler ka uruar Gordana Siljanovska Davkovën për suksesin në zgjedhjet presidenciale.

Aggeler thotë se është historike që për herë të parë një grua bëhet presidente e Maqedonisë së Veriut.

“Urimet e mia të përzemërta për Gordana Siljanovska-Davkovën për zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut. Urime edhe për të gjithë ata qytetarë që ushtruan të drejtën e votës dje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin synimet tuaja për sigurinë, prosperitetin dhe integrimin e plotë euroatlantik të këtij vendi”, ka shkruar Aggeler.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More