AGK: Fotomontazhe të rrezikshme me fotografi të gazetarëve dhe medieve

nga D V

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se një sërë foto-montazhesh janë shfaqur sot në rrjetet sociale, në të cilat shihen fytyra e disa prej gazetarëve kosovarë, përcjellur me mesazhe të sajuara, por me logo të vërteta të disa prej medieve kosovare.

Sipas AGK-së disa prej gazetarëve të atakuar nga këto fotomontazhe janë paraqitur Vehbi Kajtazi, Valon Syla, Berat Buzhala dhe të tjerë.

“Në to, zakonisht është përdorur rrejshëm logoja e medias së pavarur serbe nga Mitrovica Veriore, Kossev. Ndërkohë, linqet e supozuara të lajmit përfshijnë media si Zëri, Telegrafi, Kosova Sot, dhe të ngjashme”, thotë AGK.

AGK-ja, e sheh këtë fushatë si ekstremisht të rrezikshme për gazetarët dhe mediet, dhe fton Policinë e Kosovës me Njësitin Kibernetnik, që urgjentisht të hetojë prejardhjen e postimeve të tilla dhe të parandalojë vazhdimin e publikimit të tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More