Kamberi: Serbia po tenton të izolojë shqiptarët e Luginës

nga Xh M

Autoritetet serbe kanë refuzuar vizitën e Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku në Luginë të Preshevës. E lidhur me këtë ka reaguar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Ai ka përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pengimi i vizitës së Ministrit Hajrulla Çeku në Preshevë nga autoritetet serbe është përpjekje e radhës për të izoluar shqiptarët e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.

Kamberi tutje ka thënë se kur edhe shkëmbimi kulturor i pengon është dëshmia më e mirë e karakterit autoritar, diskriminues e antishqiptarë i pushtetit të Vuçiqit.

“Tentativat me na izolua dhe pengesat artificiale nuk mund ta zhbëjnë lidhjen tonë historike, kulturore dhe njerëzore me Kosovën”, ka shkruar Kamberi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More