AGK telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Faton Osmani

nga D V

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka lëshuar një telegram ngushëllimi me vdekjen e gazetarit dhe themeluesit të Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani.

Osmani u nda nga jeta në moshën 49 vjeçare. AGK ka vlerësuar lartë kontributin e Osmanit në fushën e medias, derisa vdekjen e tij e ka cilësuar si humbje të madhe jo vetëm për të afërmit por gjithë komunitetin e gazetarëve.

Telegrami i plotë i AGK-së:

Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Faton Osmani

Me dhimbje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe themeluesit të Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani, në moshën 49-vjeçare.

Kontributi i tij i vlefshëm në fushën e medias në Kosovë do të mbahet mend gjatë. Para se të themelonte “Ekonomia Online”, ai ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Humbja e tij është e madhe jo vetëm për të afërmit, por edhe për komunitetin e gazetarëve dhe gjithë shoqërinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More