Ahengu familjar në Shkup u shndërrua në tragjedi, humbi jetën 19 vjeçari

nga I Z

Shkup, 23 korrik – Përfundoi tragjikishtnjë festë familjare në lagjen Radishan të Shkupit. Një 19-vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë nga goditja elektrike deri sa ka dashur të lëshojë muzikën pasi ka dalë nga pishina .

“Me datë 23.07.2024 në ora 23:43 në SPB Shkup është raportuar se në një aheng familjar në Radishan të Shkupit nga rryma ka ndërruar jetë L.L.(19) nga Shkupi.

Sipas raportit, pas daljes nga pishina, L.L. donte të lëshon muzikë përmes miksetës dhe në atë moment u godit nga rryma.

Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Në vendngjarje ka dalë ekipi i Stacionit të Policisë në Çair”, njoftojnë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More