Ahmeti: Duke uruar që bekimet e muajit të shenjtë të Ramazanit të kenë ndriçuar shpirtërat dhe vatrat tuaja familjare

nga Redaksia

Shkup, 10 prill – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, arkitekti i Frontit Europian Ali Ahmeti përcjell urimet më të sinqerta për festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë. Postimi i plotë:

Të nderuar besimtarë,

Duke uruar që bekimet e muajit të shenjtë të Ramazanit të kenë ndriçuar shpirtërat dhe vatrat tuaja familjare, ju uroj festën e Fitër Bajramit!

Praktikimi i veprave të mira në shërbim të së mirës së përgjithshme, respekti dhe solidariteti ndërnjerëzor që na i rikujton për çdo vit qofshin kryefjala e përditshmërisë sonë!

Qofshin të pranuara agjërimi dhe të gjitha lutjet e bëra! Paçi shëndet, mbarësi e harmoni në çdo hap të jetës suaj!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More