Ahmeti: Sakrifica e familjes Zymberi i tregoi shqiptarëve por edhe mbarë botës, se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep

nga Redaksia

Sllupçan, 24 maj – Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Fejsbuk ka shkruar se familja Zymberi i tregoi shqiptarëve por edhe mbarë botës, se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep.

“Sakrifica e familjes Zymberi i tregoi shqiptarëve por edhe mbarë botës, se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep.

23 vjetorin e rënies së tyre e përkujtojmë si humbjen dhe dhimbjen më të madhe që lëvizi historinë e vendit tonë.

Selvija, Mersimi, Neali, Hisnija, Jenuzi, Valbona, Syzana, Nerimani, Fitimi e Fitorja janë dritë e pashuar e vlerave më të larta të humanizmit.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për komb dhe atdhe!” ka shkruar Ahmeti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More