Ahmeti takon Spiropalin: Marrëveshja e Ohrit mbetet themel i stabilitetit

nga Xh M

Tetovë, 23 dhjetor – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka njoftuar se ka realizuar takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

“Sot, bashkë me Kryetarin e ASH-së, z. Arben Taravari, dhe me nënkryetarin e BDI-së, z. Bujar Osmani, pata kënaqësinë të pres në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, zhvilluam një bashkëbisedim të hapur mbi zhvillimet aktuale politike, marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional në funksion të stabilitetit rajonal dhe perspektivës evropiane.

Gjatë takimit, nënvizuam rëndësinë jetike të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, si gurthemel i demokratizimit, stabilitetit dhe progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Takimi u zhvillua në frymë mirëkuptimi dhe respekti të ndërsjellë dhe u përmbyll me një drekë pune”, ka shkruar Ahmeti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More