Ahmeti uron Ramën për hapjen e gjitha kapitujt e negociatave

nga D. V.

Shkup, 17 nëntor – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka uruar Shqipërinë dhe kryeministrin e saj Edi Rama për hapjen e gjitha kapitujve për aderim në BE.
Ahmeti thotë se Maqedonia e Veriut dhe Kosova duhet t’i ndjekin hapat dhe të bashkëngjiten përkushtimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi për tu integruar në BE me angazhiim konkret dhe tejkalim të sfidave.
“Arritje e jashtëzakonshme, një bravo e madhe për Shqipërinë, bravo Edi.
Vërtetë për shqiptarët, dielli lind në perendim.
Shqipëria arriti që për 12 muaj të hap të gjithë kapitujt negociues të ndarë në 6 grupëkapitujsh, që në vete përbën rekord mbresëlënës.
E ardhmja europiane është rruga e vetme për shqiptarët dhe për të gjithë të tjerët në Ballkanin perendimor.
Maqedonia e veriut dhe Kosova duhet të ndjekin hapat dhe ti bashkangjiten përkushtimit të Shqipërisë dhe të Malit të Zi për tu integruar në Bashkimin Europian me angazhim konkret në tejkalimin e sfidave para nesh.
Në këto kohëra dhe rrethana të vështira për kontinentin tonë dhe për botën, rruga jonë europiane dhe rreshtimi me Bashkimin Europian është përcaktimi më i sigurt për kombet tona dhe për rajonin”, ka shkruar Ahmeti, raporton SHENJA.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More