Ahmeti uron Rifat Jasharin për ditëlindje: Paç shnetën e shtëpinë plot

nga D. V.

Shkup, 1 dhjetor – Sot feston ditëlindjen Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari dhe i Hamëz Jasharit.

Me këtë rast, nuk kanë munguar urimet për figurën e njohur të familjes Jashari.

Një nga urimet ka ardhur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili përmes një postimi ka shprehur respektin dhe vlerësimin për Bacën Rifat, raporton Klankosova.tv.

“Baca Rifat, urime ditëlindjen, e rrofsh sa do vetë. Të fala familjes, paç sh’netën e shtëpinë plot”, ka shkruar Ahmeti, duke i uruar shëndet të plotë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More