Ahmeti: Vendimi djeshëm i shumicës parlamentare pa legjitimitet etnik – skandaloz, antikushtetues dhe kundër MO-së

nga Redaksia

Shkup, 22 janar – Ali Ahmeti përmes rrjetit social facebook ka kritikuar Qeverinë duke thënë se vendimi i djeshëm për ta degraduar pozicionin e gjuhës shqipe në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, ishte skandaloz, kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe antikushtetues.

“Vendimi i djeshëm i shumicës parlamentare pa legjitimitet etnik për ta degraduar pozicionin e gjuhës shqipe në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, nga gjuhë e detyrueshme zyrtare në gjuhë me kërkesë të palës përfituese, është skandaloz, antikushtetues dhe në kundërshtim të plotë me frymën e Marrëveshjes së Ohrit.Ky hap është vazhdimësi e rrënimit sistematik të Marrëveshjes së Ohrit dhe për ne ky vendim është i papranueshëm.

Kjo zgjidhje përfaqëson një hap prapa në përpjekjet tona për barazi dhe drejtësi.

Shqiptarët nuk do të pranojnë asnjë tentativë për të cenuar të drejtat e garantuara dhe për të kthyer vendin drejt ndarjeve të së shkuarës” – ka shkruar Ahmeti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More