Aksident trafiku në rrugën Mavrovë-Dibër, lëndohen dy persona

nga D V

Me datë 21.01.2025 në ora 13:26 në Drejtorinë e Policisë së Gostivarit është raportuar se në rrugën rajonale Mavrovë- Dibër, para kryqëzimit për fshatin Skudrinje, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit drejtuar nga F.K (65) nga fshati Raven dhe automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Dibrës, drejtuar nga J.M.(38) nga Dibra.

Nga aksidenti ka pësuar lëndime trupore drejtuesi F.K, ndërsa bashkudhëtarja e tij L.K (48) me banim në fshatin Raven ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në spitalin e Gostivarit.

Në vendin e ngjarjes kontroll ka kryer policia e SPB Gostivar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More