AKI shpalli fitoren në Gostivar, Likovë dhe Çashkë, në dy komuna të tjera shkon në balotazh

nga D. V.

Shkup, 19 tetor – Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi shpalli fitoren në komunën e Gostivarit, Likovës si dhe komunën e Çashkës.

Ai njoftoi se kandidatët e AKI-së për Strugën dhe Kërçovën shkojnë në balotazh.

“Në Gostivar kemi fitore bindëse me diferencë të thellë ku që sonte kryetar komune është Valbon Limani. Po ashtu edhe në Likovë fitues është Erkan Arifi me një diferencë 3 me 1″, theksoi Ademi.

Sipas tij, në Kërçovë dhe në Strugë kandidatët Fatmir Dehari dhe Arsim Dalipi shkojnë në balotazh njëri me kandidatin e VMRO-DPMNE-së dhe tjetri me kandidatin e pavarur Mendi Qyra. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More