Daut Beqiri shpall fitoren në Haraçinë: “Faleminderit popullit për besimin!”

nga D. V.

Haraçinë, 19 tetor – Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Haraçinës, Daut Beqiri, ka shpallur fitoren në këtë komunë pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Beqiri falënderoi qytetarët për besimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë gjithë fushatës dhe në ditën e votimit.

“Fitore në Haraçinë!  Faleminderit popullit për besimin! ”, shkroi ai, duke shoqëruar mesazhin me simbole të unitetit dhe fitores.

Beqiri ishte një nga kandidatët kryesorë të koalicionit opozitar VLEN, i cili zhvilloi një fushatë të fokusuar në ndryshimin e qeverisjes lokale, zhvillimin ekonomik dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve të Haraçinës.

Rezultatet zyrtare ende priten, por deklarata e tij nënkupton një fitore të rëndësishme për koalicionin në këtë komunë strategjike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More