Aksident i rëndë mes 4 veturave në magjistralen Strazhë – Kërçovë

nga Xh M

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kollarë, respektivisht në magjistralen Strazhë-Kërçovë ku janë janë përfshirë katër vetura.

Gjegjësisht në aksident janë përfshirë, një veturë VW Arteon me targa të Shkupit, një veturë Mitsubishi ASX, dhe një veturë VW Golf 5 që është përplasur me një veturë Seat Toledo.

Sipas informacioneve të para, fatmirësisht nga aksidenti janë regjistruar vetëm të lënduar dhe dëme materiale.

“Nuk ka me lëndime serioze. 4 janë me lëndime të lehta, për momentin trafiku është duke u normalizuar, ka vetëm dëme materiale. Janë 4 vetura të përfshira”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More