Detaje nga ngjarja në Vlorë, të miturit dyshohet se i bëri reaksion mjalti, 4-vjeçari mbërriti i pajetë në spital

nga L. M

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ditën e djeshme, ku një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar. Ai u paraqit pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Sipas familjarëve, i mituri kishte shfaqur simptoma që në orët e paradites, pasi dyshohet se kishte konsumuar mjaltë. Fëmija ka pasur të vjella të shumta, të cilat fillimisht u mendua se ishin kaluar. Megjithatë, simptomat janë përsëritur edhe ditën kur ai ndërroi jetë, me të vjella të pandërprera.

Në momentin që është nisur drejt qendrës shëndetësore në Dukat, fëmija ishte pa shenja jete, fakt që konfirmohet edhe nga mjekët.

Më pas ai është shoqëruar drejt Spitalit të Vlorës, në pediatrinë e madhe, por edhe aty mjekët kanë konstatuar se fëmija kishte mbërritur pa jetë.

Aktualisht priten rezultatet e analizave të biopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së 4-vjeçarit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More