Aksident i rëndë në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup, rrokulliset vetura

nga Xh M

Shkup, 15 tetor – Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup. Një veturë është rrokullisur për 180 shkallë, ndërkaq njëra korsi e bulevardit është bllokuar për qarkullim.

Thuhet se janë katër të lënduar, të cilët janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital.

“Në bulevardin “Goce Dellçev”, në udhëkryqin tek rruga “Llazar Liçenoski”, rreth orës 20:55 kemi marrë denoncim se ka ndodhur aksident trafiku mes veturave “Shkofa” dhe “BMW”. Vetura “Shkoda” është rrokullisur dhe ka marrë flakë”, thonë nga MPB-ja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More