Kasami: Sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut i shkatërruar, duam një SPAK si i Shqipërisë

nga Xh M

Shkup, 23 gusht – Kryetari i komunës Tetovë dhe kreu i lëvizjes Besa në RMV, Bilall Kasami tha në një intervistë për Euronews Albania se sistemi gjyqësor në RMV është tërësisht i korruptuar dhe ka nevojë për një reformim të thellë.

Ai u shpreh se qeveria aktuale është e përkushtuar në një riorganizim të sistemit të drejtësisë në RMV, ndoshta sipas modeli shqiptar të vetingut, si e vetmja rrugë sipas tij për ti prerë rrugën korrupsionit.

“Sistemi gjyqësor në RMV të shkatërruar, Shqipëria po avancon veçanërisht me SPAK që po jep një shpresë se po ndodhin zhvillime brenda drejtësisë, që nuk ka ndodhur në RMV. Kemi kërkuar një ristrukturim të sistemit të drejtësisë të prishet ky monopol ku ka keqpërdorime të njerëzve. Kjo qeveri është e përkushtuar të riorganizojë sistemin e drejtësisë, do kërkojmë reformim të thellë të gjyqësorit dhe prokurorisë. Kur erdha në krye të komunës së Tetovës para prokurorisë së Tetovës dorëzova të paktën 5 raste që tregonin abuzime të mëdha me fonde publike dhe asnjë nga paditë nuk u mor parasysh edhe pse kishin fakte”, tha Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More