Sot (25.01.2026), rreth orës 11:30, është raportuar një aksident trafiku në fshatin Konjare e Poshtme, rajoni i Shkupit, ku një veturë me targa të Shkupit, e drejtuar nga një i mitur, është përplasur me një automjet të parkuar me targa të Shkupit dhe me këmbësorin I.F.
Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza”, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Është njoftuar prokurori publik kujdestar për të mitur dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.