Kapen rreth 130 kg marihuanë në një kamion në “Tabanoc”, arrestohet shtetasi i Serbisë

nga D. V.

Shkup, 31 tetor – Nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë kërkojnë paraburgim për një shtetas të Serbisë, pasi i njëjti është kapur duke transportuar rreth 13 kilogramë marihuanë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, shtetasi i Serbisë po voziste një kamion me targa të Sllovenisë, ndërsa droga ishte fshehur në 14 çanta.

“Më 29 tetor, në pikën kufitare Tabanoc, në një kamion me gjysmë rimorkio (frigorifer) me targa sllovene, ai është përpjekur të kalojë 129.7 kilogramë drogë narkotike – marihuanë. Droga, e vendosur në 14 çanta të fshehura në kamionin në pronësi të një kompanie transporti nga Sllovenia, është zbuluar nga doganierët gjatë kontrollit të automjetit”, thonë mes tjerash nga Prokuroria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More