Aksident i rëndë në Shkup: Motoçiklisti plagoset pas përplasjes me një BMW

nga D. V.

Më 29 korrik 2025, rreth orës 14:50, në rrugën shërbyese që lidh bulevardin “Nikolla Karev” me rrethrrotullimin në bulevardin “Bellasica” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh BMW me targa të Kumanovës, i drejtuar nga A.M. (38) nga fshati Vishticë, komuna e Likovës, dhe një motoçiklete Piaggio me targa të Shkupit, e drejtuar nga E.B. (39) nga Shkupi.

Nga përplasja, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski” në Shkup.

Në vendngjarje ka kryer këqyrje ekipi i SPB Shkup, ndërsa po vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More