Aksident i rëndë sonte në bul. Aradhat Partizane, në vendin ku humbi jetën Frosina Kulakova

nga Xh M

Shkup, 18 tetor – Sonte në bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, shumë pranë vendit ku para pak kohe humbi tragjikisht jetën e reja Frosina Kulakova.

Sipas informacioneve nga dëshmitarët okularë, në aksident kanë qenë të përfshira tre automjete – një “Golf”, “Mercedes” dhe “BMW”. Nga përplasja e fortë, veturat janë rrotulluar në rrugë.

Dëshmitarët kanë deklaruar se përplasja ka ndodhur, sipas të gjitha gjasave, për shkak të shpejtësisë së papërshtatur të drejtuesve të mjeteve. Për momentin nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar.

Më shumë detaje priten gjatë mbrëmjes.

Foto: Faktor
Burimi: faktor.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More