Aksident me vdekje në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina përplas këmbësorin

nga D V

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se shtetasi H. F., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. F., 79 vjeç.

I moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërkohë që 27-vjeçari u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 08:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, shtetasi H. F., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. F., 79 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi A. F., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi H. F., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More