Aksident në Suharekë, lëndohen dy persona

nga D V

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 07:44 në fshatin Dubravë të Suharekës.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot më datë 04.12.2024, rreth orës 07:44 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Dubravë të Suharekës. Në aksident janë të përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë transportuar për në QKMF në Suharekë”, ka thënë Bytyqi.

Ai po ashtu tha se policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More