Vodhi 16 biznese, arrestohet 32-vjeçari përdorues i kokainës në Tiranë

nga D V

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjet e kryera në disa biznese të ndryshme, duke vënë në pranga autorin.

Bëhet fjalë për 32-vjeçari Ergi Gjeçi, i cili dyshohet si autor i 16 rasteve të vjedhjes në disa biznese në Tiranë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të disa qytetarëve, për vjedhje në subjekte të ndryshme, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cases”. Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas është autor i 16 rasteve të vjedhjes së shumave të parave në disa biznese në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton Policia.

Ergi Gjeçi i arrestuar për 16 vjedhjet në biznese të ndryshme rezulton një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar më herët për drogë dhe vjedhje. 32-vjeçari është përdorues i kokainës. Ai pikaste biznese të ndryshme ku kishte arritur që të merrte shuma parash nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lekë të reja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More