Aksident në Vlorë, makina del nga rruga dhe përplaset me barrierat mbrojtëse, lëndohet rëndë i riu

nga Xh M

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Konkretisht, në aksin e vjetër Vlorë-Fier, një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.

Nga përplasja e fortë, barriera ka depërtuar brenda në mjet, duke lënë të lënduar rëndë njërin prej tre të rinjve që udhëtonin me Porsche.

I lënduari është transportuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More