Aksident trafiku në autostradën Shkup–Tetovë

nga Xh M

Shkup, 9 nëntor – Qarkullimi në autostradën Shkup–Tetovë po zhvillohet me vështirësi për shkak të një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes dy automjeteve.

Sipas informacioneve fillestare, përplasja ka ndodhur në njërën nga korsitë e drejtimit Shkup–Tetovë, duke shkaktuar bllokim të pjesshëm të trafikut.

Policia dhe njësitë e ndihmës së shpejtë ndodhen në terren, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit.

Deri në përfundimin e hetimeve, autoritetet apelojnë te shoferët që të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e policisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More