Aksident trafiku në Shkup, ndërron jetë shoferi

nga Xh M

Mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:10, në rrugën “Boris Trajkovski” në Shkup, ndodhi një aksident trafiku mes një “Volkswagen Golf” dhe një “BMW”. Drejtuesi i automjetit “Volkswagen Golf”, i moshës 55-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa tre pasagjerët e tjerë pësuan lëndime trupore.

“Më 15.11.2025 rreth orës 23:10 u raportua në SVR Shkup se në rrugën “Boris Trajkovski” në Shkup ndodhi një aksident trafiku midis një “Volkswagen Golf” me targa Shkup i drejtuar nga S.H.(56) nga Shkupi dhe një “BMW” me targa Shkup i drejtuar nga F.P.(28) nga Shkupi. Drejtuesi i “Volkswagen Golf” S.H. vdiq në vendngjarje nga lëndimet e marra dhe vdekja u konfirmua nga një mjek i Shërbimit Emergjent. Pasagjerët e tij N.H.(52) dhe M.R.A. 24 vjeçe të dy nga Shkupi dhe F.M.(28) nga Kosova si dhe drejtuesi i BMW-së pësuan lëndime trupore të konfirmuara në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naum Ohrodski” dhe Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza”. Një inspektim në vendngjarjen e aksidentit u krye nga një prokuror publik dhe ekipe policore dhe me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More