Aksident tragjik në Itali, vdes shoferi 54 vjeçar nga Tetova

nga Xh M

Cremona, 10 dhjetor – Dramë në rrugët e A21 të mërkurën, më 10 dhjetor, ku një përplasje nga mbrapa mes dy kamionëve shkaktoi vdekjen e Gzim Dautit, një 54-vjeçar i lindur në Kroaci dhe me shtetësi të Maqedonisë së Veriut nga Tetova.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00, në kilometrin 186, mes Piacenzës dhe Cremonës, pranë Castelvetro-s, në zonën La Villa, në korsinë veriore me drejtim drejt Brescias.

Menjëherë pas përplasjes ndërhynë ekipet e shpëtimit: autoja e infermierëve e 118-s së Fiorenzuola d’Arda, ambulanca e Kryqit të Kuq të Roveleto di Cadeo dhe helikopteri i emergjencës nga Parma. Në vendngjarje mbërritën edhe zjarrfikësit e Cremonës dhe të repartit të Fiorenzuolas, të cilët ishin të nevojshëm për të nxjerrë Dautin, i cili kishte mbetur i bllokuar në kabinën e drejtimit.

Pavarësisht përpjekjeve të gjata për ta reanimuar, kamionisti ndërroi jetë në vendngjarje. Policia Rrugore e Cremonës, e cila ka kompetencë mbi këtë segment rruge, po rindërton dinamikën e përplasjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More