Aksidentohen dy çiklistë në Prizren, njëri përfundon në QKUK

nga D. V.

Një aksident ka ndodhur dje në Prizren mes dy çiklistëve.

Për pasojë, të dy drejtuesit e biçikletave kanë marrë lëndime, të cilët u dërguan për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Më pas njëri prej tyre u lirua nga spitali, ndërsa tjetri u dërgua në QKUK për të vazhduar tretmanin.

“Rr. Nijazi Alishani, Prizren / 19.06.2025 – 18:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy biçikletave me drejtues meshkuj kosovarë.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren dhe pastaj viktima është liruar, ndërsa drejtuesi tjetër-i dyshuari është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, njoftoi policia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More