Aksion i MPB-së dhe doganës në VK Bogorodicë, zbulohet sasi e konsiderueshme e drogës në një kamion

nga D V

Shkup, 12 shkurt – Ministria e Punëve të Brendshme dhe Dogana nga mbrëmë realizojnë aksion në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Sipas disa mediave, bëhet fjalë për drogë që është zbuluar në një kamion me targa të Maqedonisë.

Sipas informacioneve të para, kamioni me letra të ricikluara ka hyrë nga Kosova dhe është dashur të shkojë në Greqi, ndërsa destinacion të fundit ka pasur Turqinë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Drejtoria për dogana për momentin nuk zbulojnë detaje, por më shumë informacione paralajmërojnë gjatë ditës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More