Aksion për kthimin në jetë të terrenit sportiv te ish-kazerma e ARM-së në Kumanovë

nga Xh M

Kumanovë, 29 nëntor – Aksion për kthimin në jetë të terrenit sportiv te ish-kazerma e ARM-së në Kumanovë. Me iniciativë të Institutit “Pulsi i Demokracisë”, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Pastrimi dhe Gjelbërimi” – Kumanovë, OJQ “Drom”, OJQ “Linda” dhe Klubin e basketbollit “Rinia Basket” Kumanovë, sot ndërmorëm aksion për pastrimin e terrenit sportiv te ish-kazerma e ARM-së.

“Ky vend dikur ishte një nga pikat kyçe të qytetit – hapësirë rekreacioni, aktivitete sportive dhe takimesh shoqërore për shumë gjenerata. Për më shumë se tre dekada, ky terren është lënë në harresë dhe ka qëndruar jashtë funksionit.
Aksioni i sotëm është vetëm hapi i parë. Në vijim, në bashkëpunim me institucionet komunale dhe ato qendrore, do të kërkojmë që ky terren të vihet në funksion si hapësirë moderne për aktivitete sportive të qytetarëve të Kumanovës.

Sporti dhe ambientin janë me rëndëi vitale për Kumanovën.”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More