Aksion policor në një objekt hotelierik afër Vrapçishtit, arrestohen 4 shtetase të huaja

nga Xh M

Më 06.02.2026, rreth orës 01:30, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me DPB Gostivar, kanë realizuar një kontroll aksion në një objekt hotelier në fshatin Zubovcë të komunës së Vrapçishtit. Gjatë këtij operacioni, policia ka ndaluar katër shtetase të huaja, përkatësisht J.S. (22), T.T. (39) dhe A.J. (21) nga Serbia, si dhe A.M. (21) nga Bosnja dhe Hercegovina.

​Arsyeja e ndalimit të tyre është keqpërdorimi i qëndrimit turistik në shtet. Personat e përfshirë janë mbajtur në stacionin policor për procedime të mëtejshme dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit nga ana e institucioneve kompetente, ndaj tyre do të paraqitet parashtresë përkatëse ligjore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More