Polici denoncon se në vendin e punës ia vodhën armën zyrtare me 13 plumba

nga Xh M

Një rast jo shumë i zakonshëm ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Një polic ka denoncuar në Polici se nga vendi i punës ia kanë vjedhur armën zyrtare me 13 plumba.

Rasti është bërë i ditur në raportin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Më 01.03.2025 në ora 08:00 në DPB Krushevë, M.H.(38) nga Krusheva, të punësuarit si nëpunës policor në DPB Krushevë ka denoncuar se gjatë periudhës kohore prej 31.10.2024 deri më 01.03.2025 nga kryerës i panjohur nga sirtari metal, të cilin denoncuesi e ka shfrytëzuar për vendosjen e pajisjes dhe armës zyrtare, në hapësirat e DPB Krushevë i është marrë pistoleta zyrtare me kornizë e cila ka pasur 13 plumba”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Nga MPB bëjnë të ditur se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More