Aktive katër zjarre, gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 20 zjarre

nga D. V.

Shkup, 17 shtator – Qendra për menaxhim me kriza sot kumtoi se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 20 zjarre në ambient të hapur, prej të cilave aktive mbeten katër dhe një është nën kontroll. 

Aktive janë zjarret në fshatin Viniçe në vendin e quajtur Muratica në komunën e Gazi Babës, në fshatin Petrovë në malin Kozhuf, në fshatin Nikushtak në komunën e Likovës dhe në fshatin Vërzhallë në komunën e Zelenikovës. 

Sipas informatave nga QMK-ja, nën kontroll është zjarri në fshatin Trubarevë në komunën e Gazi Babës. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More