Aktivë zjarret mbi fshatrat Bogomillë dhe Greshnicë, shkoi ekipi i helikopterit çek “Bllek Hok”

nga D. V.

Shkup, 4 gusht – Në territorin e shtetit sot janë regjistruar katër zjarre në vende të hapura, prej tyre dy janë ende aktivë, një është vënë nën kontroll, ndërsa një është shuar plotësisht, njoftojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).

Drejtori i drejtorisë, Stojançe Angellov në video deklaratë informon se zjarr aktiv ka në fshatin Bogomillë, komuna Çashkë. Zjarri ka përfshirë sipërfaqe ku ka numër të madh të degëve të thata dhe material mbeturinash, që edhe më shumë e vështirëson intervenimin. Në teren është dërguar një er traktor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, i cili ndihmon në pastrimin e terrenit dhe siguron mbështetje logjistike për zjarrfikësit lokalë dhe ekipet e Pyjeve Kombëtare, të cilët punojnë në mënyrë aktive në shuarjen e stuhisë së zjarrit.

Zjarri i dytë aktiv është vërejtur në territorin e komunës Makedonski Brod, në fshatin Greshnicë. Bëhet fjalë për zjarr të riaktivizuar, i cili ishte nën kontroll, por përsëri ishte aktivizuar. Në vendin e ngjarjes po intervenojnë shërbimet zjarrfikëse lokale, të ndihmuar nga ekipe të Pyjeve Kombëtare.

Angellovi shtoi se sot nga shteti është larguar edhe helikopteri çek Bllek Hok.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të Maqedonisë, ishte dërguar mirënjohje e sinqertë për angazhimin e tyre. Gjatë kësaj, u ishin dhënë mirënjohje nga ana e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si shenjë e respektit për ndihmën e tyre, tha Angellovi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More