Qeveria: Janë siguruar 50 milionë denarë për nxënësit e rinj në arsimin e mesëm dual

nga D. V.

Shkup, 17 qershor – Si rezultat i angazhimeve të Qeverisë dhe Ministtrisë së Arsimit dhe Shkencës për avancimin e cilësisë së arsimit të mesëm profesional, janë siguruar 50 milionë denarë për 1570 bursa për nxënësit e rinj në arsimin e mesëm dual duke filluar nga shtatori.

Në vitin shkollor 2025/2026, nxënësit që do të regjistrohen në paralelet duale dhe do t’i plotësojnë kushtet e konkursit, do të marrin nga 3.500 denarë në muaj për një periudhë prej 9 muajve.

“Sektori real ka nevojë për kuadro të kualifikuara, profesionale, prandaj si Qeveri, përmes këtyre masave dhe hapave, po i stimulojmë të rinjtë që ta vazhdojnë arsimin e tyre në njërën nga paralelet duale. Për më tepër, dëshmi se përmes kësaj mase si Qeveri po e zhvillojmë bashkëpunimin me sektorin real është edhe përfshirja e 550 kompanive që do të jenë të angazhuara drejtpërdrejt në realizimin e trajnimit praktik për nxënësit që do të regjistrohen në paralelet  duale. Si Qeveri po ndërmarrim hapa konkretë për përmirësimin e arsimit dhe po krijojmë kuadro që do të kenë mundësi, nëse nuk e vazhdojnë procesin arsimor në nivel më të lartë, pas përfundimit të shkollës së mesme të punësohen në ndonjë nga kompanitë”, theksohet në komunikatën e sotme.

Potencohet se përmes kësaj mase po e ulim papunësinë, ndërsa njëkohësisht po i stimulojmë të rinjtë t’i përvetësojnë aftësitë praktike që do t’i bëjnë më konkurrues në tregun e punës.

“Arsimi është shtylla më e rëndësishme e zhvillimit të Maqedonisë. Përmes një arsimi cilësor dhe të reformuar, të rinjtë do të qëndrojnë për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Maqedoni. Përkushtimi ynë është të sigurojmë një të ardhme për të gjithë dhe ta rikthejmë shpresën te të rinjtë. Shteti është në rrugën e ndryshimeve”, shtojnë nga pres-shërbimi qeveritar. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More