Kreu i SPAK Altin Dumani i është përgjigj dhe akuzave të Berishës. Në intervistën e transmetuar sonte në RTSH, Dumani tha se kurrë në jetën e tij nuk ka pranuar rryshfet dhe as dhuratë mbi 100 dollarë.
Pyetje: Tre apartamentet?
Dumani: Çdo pasuri e imja eshte e verifikuar ne detaj ne nje proces hetimi administrativ rigoroz nga institucionet e vetingut.
Nuk kam pse i jap përgjigje Berishës, por i jap përgjigje publikut se paguhem nga taksat e shqiptarëve. Pasuria ime është kontrolluar në detaje përmes një procesi administrativ shumë të thellë. Kush është i interesuar mund të shkojë dhe t’i marrë dokumentet atje nga vetingu. Unë nuk kam asgjë për të fshehur dhe çdo gjë e kam të deklaruar dhe çdo gjë është produkt i punës time dhe të familjes time si dhe të një kredie që unë e kam marrë para vitit 2006. Pasuritë i kam, edhe këto tre apartamente që përmend Berisha. Dy janë para vitit 2013, një është pas. Mua më njohin shumë mirë. Kurrë, kurrë në jetën time nuk kam pranuar jo përfitim të parregullt, jo rryshfet por qoftë dhe një dhuratë që tejkalon shumën prej 100 dollarë që është detyrim ligjor. E kam bërë pakt me veten e familjen time.