Alarm meteorologjik/ Nga nesër reshje të dendura shiu të shoqëruara me mot të keq, erë dhe bubullima

nga Xh M

Shkup, 17 nëntor – Alarm meteorologjik për Maqedoninë. Nga nesër, territori i vendit do të jetë nën ndikimin e një serie valësh ajrore të lagështa. Deri në fund të javës pritet një periudhë me mot pjesërisht të vranët dhe relativisht të ngrohtë, me reshje lokale të herëpashershme shiu, përcjell TV21. Në disa vende, reshjet do të jenë më të dendura, lokalisht me kushte për mot të keq të shoqëruar me erë të fortë (mbi 60 km/h) dhe bubullima të rralla.

Gjatë 24 orëve pritet të bjerë një sasi më e madhe shiu (mbi 30 l/m²). Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor. Në Shkup pritet periudhë me mot pjesërisht të vranët, me reshje të herëpashershme shiu që në pjesë të ndryshme do të jenë më të dendura. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa pjesë herë pas here edhe e fortë, nga drejtimi jugor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More