Aleksandar Janev drejtor i ri i Byrosë për Siguri Publike

nga D V

Shkup, 28 qershor – Drejtori i ri i Byrosë për Siguri Publike është Aleksandar Janev i cili e ndërmerr funksonin nga drejtori i deritanishëm Sasho Tasevski.

Për zgjidhjet kadrovike në disa institucione, siç njoftuan nga Qeveria, duhet të diskutohet në seancën e sotme të parë qeveritare, por deri tani ende nuk ka informacion.

Konfirmim për emërimin e drejtorit të ri ka në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme në pjesën e Byrosë për Siguri Publike ku është vendosur biografia e drejtorit të ri.

Sipas njoftimit, Janev vjen nga pozita e shefit të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, ndërsa nga viti 2018 deri në vitin 2024 ka punuar si shef i Departamentit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ai ka kryer arsimin e mesëm për polic, Fakultetin Juridik në Shkup, ndërsa këtë vit u bë magjistër për menaxhimin e burimeve njerëzore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More