Qendra e Klinikave Universitare “Nënë Tereza” mbulohet nga mbeturinat!

nga Xh M

Shkup, 31 janar – Drejtorët e Higjienës Komunale, ndërrohen thuajse çdo ditë ndërsa mbeturinat vazhdojnë të mbeten të papastruara, raporton Alsat.

Morëm ankesë nga ana e qytetarëve për deponinë jolegale në rrethin e Qendrës së Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, dhe kjo ishte gjendja me mbeturinat aty.

“Aty ku pastërtia duhet të jetë në nivel, në rrethin e klinikës Nënë Tereza në Shkup, kjo është pamja që po e shihni. Me këto pamje i gjithë Shkupi përballet jo vetëm tani por tani më për një kohë të gjatë”, raporton gazetari i Alsat, Avni Tahiri.

Qytetarët thonë se më janë mësuar me këto pamje të turpshme.

“Nuk është vetëm këtu, në të gjithë qytetin është pamje e njëjtë. Në të gjitha vendet jo vetëm këtu. Kjo është e turpshme për të gjithë e jo vetëm për shtetin”, tha një qytetar.

“Nuk kam koment, kjo thotë gjithçka”, tha një qytetar tjetër.

“Çfarë të them për Shkupin, në çdo cep shohim këtë pamje. A është gjë normale të shihet kjo pamje në spital? Ka qenë edhe më keq”, u shpreh një tjetër qytetar.

Problemi me deponitë jolegale është i ngjashëm thuajse në të gjithë Shkupin, ndërsa sa i përket kësaj deponie në rrethin e klinikës Nënë Tereza në Shkup, dërguam pyetje deri tek Higjiena Komunale se çfarë do të ndërmerret lidhur me ankesat e qytetarëve, por nuk morëm përgjigje.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, Jeton Neziri, disa ditë më parë dha dorëheqje nga posti i tij ndërsa në vendin e tij në këtë ndërmarrje u emërua Sabahudin Rustemi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More