Ali Ahmeti përgëzon Edi Ramën: Ditë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët!

nga D. V.

Shkup, 16 maj – Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka përgëzuar Edi Ramën për organizimin e shkëlqyer të samitit të komunitetit politik evropian.

Ditë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët, ka theksuar Ali Ahmeti.

Postimi i tij në fb:

I lumtur për Shqipërinë dhe shqiptarët teksa shoh liderët e të gjitha vendeve të kontinentit të vjetër, si asnjëherë më parë, duke përshkuar bulevardin e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë dhe tubohen nën mburojën e më të madhit ndër ne, Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Të lumtë Edi, Shqipëria tashmë është yll europian!
Uroj punë të mbarë samitit të Komunitetit Politik Europian dhe përgëzoj Shqipërinë për mikpritjen bujare tradicionale dhe organizimin e shkëlqyer.
Ditë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More